Moti në Shqipëri parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura që do të sjellin edhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Por nuk do të mungojnë edhe orët me diell.
Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë mëngjesi mot me reshje të lehta shiu, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut.
Edhe mëngjesi i ditës së shtunë do të jetë me reshje të lehta shiu, kurse mesdita po thuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të juglindjes.
Moti për ditën e diele do të mbajë i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 10 deri në 16 °C.
Një ciklon i fuqishëm pritet të përfshijë Kosovën ditën e premte dhe të shtunë, ku priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise malore reshje bore.
Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.
Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të juglindjes.
E diela do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 10 °C.
Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, mëngjesi do të jetë pjesërisht me re, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 8 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të lindje-verilindjes.
Mëngjesi i së shtunës do të mbajë mot me shi, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 5 deri në 8 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndim.
Dita e diele do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 10 °C.
Moti për ditën e premte në Ulqin, do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 12 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.
Dita e shtunë do të jetë mëngjesi me reshje të lehta shiu, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 10 deri në 13 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të verilindjes.
E diela do të mbajë mot të kthjellët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 8 deri në 14 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të lindjes./Motilokal.com
Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj





