Në Iowa të SHBA-ve 50 automjete u aksidentuan si pasojë e borës së madhe

Në Iowa të SHBA-ve 50 automjete u aksidentuan si pasojë e borës së madhe

Autoritetet në Iowa thanë se të paktën një person u lëndua rëndë pasi rreth 50 automjete u aksidentuan për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Si pasojë e këtij aksidenti pothuajse të gjitha korsitë perëndimore u bllokuan për qarkullim për më shumë se një orë pas grumbullimit të veturave.

Patrulla e Shtetit Iowa Sgt. Alex Dinkla thotë se grumbullimi ndodhi të hënën në mëngjes, në lindje të Des Moines. Një pjesë e rrugës mbeti e mbyllur për orë të tëra.

Njësia e patrullimeve të Iowa-s Alex Dinkla tha se përplasja përfshinte disa vetura dhe kamion transportues. Stuhia e borës krijoi kushte të vështira, duke detyruar agjencitë e zbatimit të ligjit të përgjigjen ndaj dhjetëra aksidenteve. /Motilokal.com

Videon mund ta shikoni në faqen e Motilokal në Facebook/  https://www.facebook.com/motilokal/?ref=bookmarks