Komunat e Kosovë ende po përballen me praninë e një numri të madh të deponive ilegale të mbeturinave që vazhdojnë të kërcënojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.
Sipas një raporti të publikuar në vitin 2021 nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK), në nivel të Kosovës, në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 1490 deponi ilegale të madhësive të ndryshme, ndërsa dominojnë kategoria e deponive të mëdha prej 43%.
Nëse bëhet një krahasim i numrit të deponive ilegale me regjistrimin paraprak në mars 2019 (kur ishin regjistruar 2529 deponi ilegale), mund të vlerësohet se ka një rënie të theksuar të numrit të tyre prej 1040 deponi.
Deponitë ilegale kryesisht dominohen nga mbeturinat e përziera (45%), pasuar nga ato të ndërtimdemolimit dhe ato komunale. Numri më i madh i deponive ilegale është regjistruar në rajonin e Gjilanit përkatësisht 325 deponi ilegale, kurse më së paku deponi ilegale\ janë regjistruar në rajonin e Gjakovës, përkatësisht 60 prej tyre.
Në vitin 2020 në Prishtinë janë regjistruar rreth 313 deponi ilegale.
Në mesin e këtyre deponive ilegale është kjo në Bërnicë e fotografuar dhe xhiruar nga Motilokal.com me datën 04.04.2022.
Me shpresë që këto pamje i shohin nga Komuna e Prishtinës dhe të marrin veprimet e duhura, duke larguar dhe duke shqiptuar gjoba të mëdha ndaj atyre njerëzve të papërgjegjshëm që hedhin mbeturina në natyrë./Motilokal.com
