Jemi mësuar të shohim tituj bombastik në media se ky dimër do të jetë më i forti ndonjëherë apo temperaturat do të shkojnë në minus ekstrem, do bie borë e madhe etj. Dhe shpeshherë ndodh e kundërta kemi dimra të butë dhe të thatë pa reshje bore.
Por në të vërtetë a mund të parashikohet dimri?
Në një intervistë për motilokal.com, meteorologu Mendim Rugova - Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit u shpreh: “Parashikimi afatgjatë i dimrit është më problematiku dhe kjo stinë është një sfidë për të gjithë sinoptikanët. Zakonisht, jemi mësuar me disa tituj gazetash që ky dimër do të jetë më i ftohti në 100 vitet e fundit, e shpesh ndodh e kundërta. Nuk mund të jap ndonjë parashikim se si do të jetë ky dimër. /Motilokal.com
