Sot është Dita Ndërkombëtare e Maleve

Sot është Dita Ndërkombëtare e Maleve

Sot në mbarë botën u shënua Dita Ndërkombëtare e Maleve, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e Maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve.

Duke mbuluar rreth 27 për qind të rruzullit tokësor, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Ato, jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve që jetojnë në male nëpër botë, por nga ata, mënyrë indirekte përfitojnë miliarda të tjerë  që jetojnë në zona urbane.

Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim, burime që do të jenë gjithnjë e më të pakta në dekadat e ardhshme.

Sidoqoftë, malet gjithashtu kanë shkallë të lartë të varfërisë, dhe janë jashtëzakonisht të prekshme nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimet, degradimet e tokës dhe fatkeqësitë natyrore.

Ndërsa në Kosovë pyjet përbëjnë rreth 41 % të të gjithë territorit. Pjesa më e madhe e pyjeve gjenden në jugperëndim të Kosovës, si në rrethinat e Pejës, Deçanit, Burimit, Junikut, Gjakovës dhe janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Kosovës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Kosova ka mbi 464 mijë hektarë pyje.

Një ndër sfidat mbete shpyllëzimi dhe ikja e të rinjve nga fshati, jo vetëm në vendin tonë por në gjithë botën dhe tema kryesore që do të diskutohet këtë vit është "Rina dhe Malet".

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 11 Dhjetori të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Maleve, dhe inkurajon komunitetin ndërkombëtar të organizojë ngjarje të gjitha niveleve në këtë ditë për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të maleve. /Motilokal.com