Strukturat e Drejtorisë së Policisë Dibër po vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Policia bën të ditur se, “në vijim dhe zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në shtratin e lumit Drini i Zi, kanë konstatuar shtetasin M.H, duke prerë dhe ngarkuar në automjetin e tij lëndë drusore. Ky shtetas pranë vendit ku po priste lëndën drusore i ka vënë zjarrin një sipërfaqe me bimësi dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarë”.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 54 vjeç, banues në Maqellarë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./Motilokal.com
