Shembet ura në fshatin Shtrezë të Kukësit, bllokohen disa fshatra

Shembet ura në fshatin Shtrezë të Kukësit, bllokohen disa fshatra

Ura e Shtrezës në aksin Kukës-Shishtavec është shembur gjatë natës nga reshjet e mëdha të shiut.

Kjo urë ka bllokuar fshatrat Shishtavec, Novosej dhe Turaj, të cilët kalojnë përmes saj gjatë ditës.

May be an image of road

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një furgon ka kaluar sipër kësaj ure duke rrezikuar jetën e pasagjerëve që ndodheshin në të për shkak se mund të shembej komplet nga momenti në moment.

May be an image of nature, bridge and road

Ky nuk është rasti i vetëm pasi infrastruktura në disa fshatra të vendit lë shumë për të dëshiruar./Motilokal.com

VIDEO