Vrapoi 6000 kilometra për 110 ditë rresht, indiania thyen rekord botëror

Vrapoi 6000 kilometra për 110 ditë rresht, indiania thyen rekord botëror

Një ultra vrapuese indiane theu një rekord botëror Guinness duke përshkuar “Katërkëndëshin e Artë” të vendit një rrjet autostradash që lidh Delhin, Kolkatan, Mumbain dhe Chennain.

Ajo vrapo 6002 kilometra me një kohë prej 110 ditësh, 23 orë dhe 24 minutash.

Khan filloi vrapimin e saj nga kryeqyteti më 16 dhjetor 2020, duke përfunduar qarkun më 6 prill 2021. Ajo mori certifikatën të shtunën.

“Jam super e lumtur. Ky është një mund i të gjitha përpjekjeve të mia", tha Sufiya.

Vrapimi i saj i parë në distancë ishte Gjysma Maratona e Delhit në 2017. 35-vjeçarja, e cila filloi vrapimin ultra në 2019, mban gjithashtu rekordin Guinness si femra më e shpejtë në vrapim nga Kashmiri në Kanyakumari (87 ditë, 2 orë dhe 17 minuta; 25 prill-21 korrik 2019). Ajo ka përshkuar edhe autostradën Manali-Leh 480 km (6 ditë, 12 orë e 6 minuta; 25 shtator-1 tetor 2021).

Image

E lindur dhe e rritur në Ajmer, Rajasthan, Sufiya la punën e saj në aeroportin e Delhi në 2017 për t’iu përkushtuar vrapimit ultra. Vrapimi i saj i parë në distancë ishte trekëndëshi i artë (Delhi-Agra-Jaipur-Delhi) ku ajo regjistroi 16 ditë, 1 orë e 27 minuta, duke krijuar një rekord në Indi. E nxitur nga suksesi i hershëm, ajo u stërvit shumë dhe punoi për qëndrueshmërinë e saj për sfida më të mëdha.

“Puna në aeroport ishte shumë e vështirë, kështu që nisa të vrapoj për të larguar pak zhgënjimin. Gradualisht, filloi të më pëlqente. Distancat rriteshin dhe unë vazhdoja ta shtyja veten. Hyrja në vrapimin ultra ishte një përparim i natyrshëm", tha ajo.

“Fakti që jo shumë gra e bëjnë këtë në Indi nuk më shqetëson. Do të jem e lumtur nëse shumë më shumë vajza fillojnë të vrapojnë. Më pëlqen të shtyj kufijtë dhe të testoj kufirin tim”, shtoi ajo.

“Kur fillova, nuk dija asgjë për menaxhimin e lëndimeve, stërvitjen, dietën, ushqimin e kështu me radhë. Meqenëse nuk dija shumë për këto gjëra, nuk e kisha menduar kurrë se mund të lëndohesha. Unë thjesht vrapova. Tani kam njohuri të mjaftueshme për t'u bërë trajnere. Në një moment, çdo sport bëhet një lojë mendore. Vrapimet në distancë kanë të bëjnë po aq me forcën mendore, aq edhe me qëndrueshmërinë”, tha Sufiya, qëllimi më i madh i saj është ta përshkruan globin në këmbë./Motilokal.com