Një zinxhir i tmerrshëm aksidentesh ka ndodhur në një pjesë me borë të autostradës së Pensilvanisë të hënën, që la të paktën tre persona të vdekur dhe pothuajse ngjante me ‘skena lufte’.
Retë e zeza tymi dhe zhurmat e shpërthimeve mbushën qiellin pas përplasjes masive, vdekjeprurëse që përfshinte të paktën 30 automjete, duke përfshirë më shumë se pesë kamionë, në seksionin rural të Interstate 81 në qarkun Schuylkill rreth orës 11 të mëngjesit.
Të paktën tre persona vdiqën nga aksidenti zinxhiror, sipas radios lokale WKOK.
Skena e tmerrshme u shpalos mes një përzierjeje të rrezikshme dëbore dhe mjegull që i la shoferët praktikisht pa dukshmëri, dhe përplasja mbylli të gjitha korsitë midis tre daljeve të autostradës, tha Departamenti i Transportit i Pensilvanisë në Twitter.
Është e paqartë se si filloi përplasja. Imazhet e personave të parë në vendngjarje janë postuar në rrjetet sociale.
Autoritetet qëndruan në skenën e përplasjes masive deri pasditen e të hënës, raportonte rrjeti vendas Skook News, i cili shtonte se mjekësia ligjore ishte gjithashtu e pranishme./Motilokal.com










