Ditët e fundit të muajit mars dhe në fillim të prillit, situata sinoptike gradualisht do të filloj të ndryshojë. Mbi Kosovë priten më shumë vranësira, ku priten reshje shiu e bore, ndërsa në viset malore borë. Reshjet e shiut parashikohen të shoqërohen me bubullima.
Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten në Shqipëri do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim. Stuhi priten edhe në fillim të muajit prill. Era të forta priten edhe në Tiranë me rrethinë.
Manovra të mëdha po zhvillohen në Evropën Veriore për të përmbysur këtë gjendje kohore që ka tharë lumenjtë dhe liqenet e Italisë Veriore.
Një ciklon i thellë në skandinavi po fillon të thithë ajër shumë të ftohtë direkt nga rrethi Arktik drejt Detit Norvegjez, prej andej do të nis ofensiva dimërore që do të ndikojë pothuajse në gjithë Evropën me ardhjen e shiut të shumëdëshiruar për rajonet veriore të Italisë.
Do të duhen rreth 48 orë por gjithçka është konfirmuar, tani dyshimi nuk është nëse do të bjerë shi apo jo, por ku do të bjerë më shumë e ku më pak. Shpërndarja e reshjeve dhe intensiteti i tyre në fakt do të lidhet me pozicionin e vorbullës së presionit të ulët që do të formohet pas mbërritjes së ajrit të ftohtë mbi Mesdhe.
Një vorbull shumë e madhe që sipas modeleve të enjten do të mund të përfshijë Francën, Mesdheun Qendror, Italinë, Gjermaninë dhe Ballkanin. Por shiu nuk do të jetë i vetmi meteor që do të arrijë në Itali, do të ketë edhe borë dhe ndoshta me hyrjen e ajrit të ftohtë, stuhitë mund të shoqërohen edhe me stuhi breshëri./Motilokal.com
