Zogjtë po bëjnë vezët më herët, shkencëtarët fajësojnë krizën klimatike

Zogjtë po bëjnë vezët më herët, shkencëtarët fajësojnë krizën klimatike

Të apasionuarit pas mbledhjes së vezëve në fund të viteve 1880 e dinin se hobi ishte vendimtar për të kuptuar botën natyrore, por me gjasë nuk e kishin imagjinuar kurrë që kërkimi i tyre do t'i ndihmonte shkencëtarët më shumë se 100 vjet më vonë të kuptonin se si zogjtë ndikohen nga ndryshimi i mjedisit.

Duke përdorur një koleksion modern dhe një koleksion të mostrave të vezëve së epokës viktoriane, studiuesit zbuluan se disa lloje zogjsh në zonën e Çikagos po folezojnë dhe vendosin vezë pothuajse një muaj më herët se sa një shekull më parë.

Kriza klimatike është fajtore, thonë studiuesit.

Nga 72 speciet e dokumentuara në të dhënat e tyre, një e treta kanë folezuar më herët, zbuloi ekipi. Zogjtë që ndryshuan zakonet e tyre të foleve lëshuan vezë mesatarisht rreth 25 ditë para kohe.

Vezët në koleksionin e Fondacionit Perëndimor të Zoologjisë Vertebrore.

Shkencëtarët vështruan rritjen e temperaturave për të shpjeguar ndryshimin në sjellje, raporton CNN.

“Shumica e zogjve në të dhënat hanë insekte, dhe ato insekte hanë bimë, kështu që i gjithë ekosistemi është i lidhur”, tha John Bates, autori kryesor i studimit.

Nga dy koleksionet e analizuara të vezëve, i pari përfshin të dhëna nga viti 1880 deri më 1920. Grupi i dytë varion nga 1990 deri më 2015.

Një studim tjetër zbuloi se zogjtë shtegtarë të Amerikës së Veriut duket se po zvogëlohen si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike. Dhe një vazhdim i studimit tregoi se zogjtë që kanë tru më të madh, në krahasim me madhësinë e trupit të tyre, nuk po zvogëlohen aq shumë sa homologët e tyre me tru më të vogël./Motilokal.com