Sonte është Ora e Tokës, fiken dritat për një orë

Sonte është Ora e Tokës, fiken dritat për një orë

Sonte, për të 15-in vit radhazi, njerëzit në mbarë botën do të fikin dritat e tyre për një orë. Është pjesë e një fushate globale të quajtur Ora e Tokës.

Çfarë është Ora e Tokës?

Ora e Tokës është një traditë vjetore e nisur nga Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) në vitin 2007 në Sidnei të Australi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike. Pjesëmarrësit në më shumë se 190 vende do të fikin dritat e tyre për një orë të shtunën në mbrëmje.

Monumentet globale duke përfshirë Shtëpinë e Operës së Sidneit, Portën e Indisë, Qendrën Phoenix të Pekinit në Kinë, Portën e Brandenburgut në Gjermani, Koloseun në Itali, Empire State Building në Shtetet e Bashkuara do të fikin dritat e tyre për të treguar mbështetje për fushatën.

Cili është qëllimi i Orës së Tokës?

WWF e përshkruan ngjarjen si një simbol të "unitetit" dhe "shpresës" për një të ardhme të qëndrueshme.

"Ora e Tokës synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ndezë biseda globale për mbrojtjen e natyrës, trajtimin e krizës klimatike dhe për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë ne", thotë WWF në faqen e internetit të Orës së Tokës.

Fushata e Orës së Tokës ka çuar në veprime të tjera që lidhen me frenimin e ndryshimeve klimatike. Kapitulli i WWF në Ugandë, për shembull, krijoi "Pyllin e Orës së Tokës" të parë në vitin 2013. Gjithashtu, Argjentina përdori fushatën e saj të Orës së Tokës në 2013 për të ndihmuar në miratimin e një projektligji të Senatit për një Zonë të Mbrojtur Detare prej 3.4 milion hektarësh, sipas WWF.

Si mund të marr pjesë?

Mund ta shënoni Orën e Tokës duke fikur dritat nga ora 20:30 deri në 21:30 në zonën tuaj lokale kohore.

Faqja zyrtare e Orës së Tokës sugjeron shtatë mënyra se si mbështetësit mund të kalojnë orën e tyre të fikur, duke përfshirë rilidhjen me natyrën dhe pjesëmarrjen në ngjarjet lokale të Orës së Tokës në komunitetet e tyre.

WWF rekomandon gjithashtu që mbështetësit "të ndërmarrin veprime përtej orës, pavarësisht nëse është duke mbështetur një projekt lokal të WWF-së ose duke u përfshirë në fushatat e Orës së Tokës në vendin e tyre, ose duke filluar lëvizjen në komunitetin e tyre".

WWF Adria përmes një komunikate i fton edhe kryetarët e të gjitha komunave që të fikin ndriçimin në ndonjë objekt apo pjesë të veçantë të qyteteve të tyre të shtunën nga ora 20:30 deri në 21:30, dhe kështu, të bëhen pjesë e shënimit të kësaj dite.

‘Ftojmë të gjithë ata që duan të fikin dritat për planetin Tokë, të postojnë fotografitë e tyre me mbishkrimin #OraeTokesKosove. Shpresojmë që edhe ju si gazetarë do t’i jepni hapësirë kësaj ngjarjeje të rëndësishme për planetin tonë”, thuhet në njoftimin e WWF Adria./Motilokal.com