Thatësira e cila ka përfshirë Shqipërinë, ka sjellë edhe krizën energjetike për shkak të shterimit të prurjeve në liqenin e Fierzës.
Pamjet tregojnë se dita ditës liqeni i Fierzës, po shkon drejt shterjes duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë.
Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër. Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.
Këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar pamjet e “frikshme” të rënies së nivelit të ujit në liqen.
“Liqeni Kukësit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai./Motilokal.com


