Vendet më të nxehta dhe më të ftohta në botë

Vendet më të nxehta dhe më të ftohta në botë

Temperaturat më e lartë

Temperatura më e lartë, e regjistruar zyrtarisht, në botë është 56.7 °C (134.1 °F), e cila u arrit më 10 korrik 1913 në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, kontinentet e tjerë kanë disa vende me të vërtetë të nxehta: si Tunizia në Afrikë, ku është shënuar temperatura 55.0 °C, vendet aziatike si: Izraeli, Irani, Iraku, Kuvajti, Pakistani ku temperaturat më të larta të shënuara janë 53-54 °C, në Oqeani temperatura më të lartë e regjistruara është 50.7 °C, ndërsa në Amerikën e Jugut, temperatura më e lartë është shënuar në Argjentinë, 48.9 °C.

Vendi më i nxehtë

Temperatura mesatare e regjistruar është 34.4 °C (94 °F), në Dallol të Etiopisë apo mesatarja më e lartë vjetore në tokë.


Temperatura më e ulët

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë është -89.2 °C (-128.5 °F) në Vostok të Antarktidës më 21 korrik 1983.

© NSF/Josh Landis, via Wikimedia Commons

Vendi më i ftohtë

Vendi më i ftohtë në botë është Dome A në Antarktidë me temperaturë mesatare vjetore prej -58.3 °C (-72.9 °F). /Motilokal/

Image result for Dome A