Paralajmëron OKB: Bota po shkon drejt një katastrofe klimatike

Paralajmëron OKB: Bota po shkon drejt një katastrofe klimatike

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Atonio Guterres paralajmëroi për pasoja katastrofike për mjedisin nga emetimi i gazrave serrë.

Guterres tha se ekonomitë e mëdha të botës vazhdojnë të emetojnë gazra serrë, të cilët kontribuojnë në ngrohjen globale të planetit tonë.

Synimi i uljes së rritjes së temperaturës në 1.5 gradë Celsius nga periudha para-industriale, qëllimi i Marrëveshjes së Parisit, është “intensiv”, tha ai në një konferencë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të organizuar nga revista Economist në Londër.

Sipas OKB-së, emetimet duhet të reduktohen me 45% deri në vitin 2030 në mënyrë që të shpresohet për një ulje të rritjes së temperaturës deri në 1.5 gradë Celsius.

Por emetimet vazhdojnë të rriten dhe temperaturat janë rritur mesatarisht me rreth 1.1 gradë në krahasim me periudhën para-industriale, duke rezultuar në valë të shumëfishta të të nxehtit, thatësira, stuhi ose përmbytje katastrofike.

Guterres

“Po ecim me sytë mbyllur ndaj ndryshimeve klimatike” dhe “nëse vazhdojmë kështu, mund t’i themi lamtumirë objektivit prej +1.5 gradë Celsius. Synimi prej 2 gradë Celsius gjithashtu mund të jetë e pamundur”, tha Guterres.

qymyr

Edhe nëse vendet respektojnë angazhimet e tyre në marrëveshjen e Parisit, emetimet pritet të rriten me 14% para fundit të dekadës, duke çuar në një mbinxehje “katastrofike” prej 2.7 gradë Celsius, sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, shtoi Guterres, mund të prishë më tej veprimin klimatik pasi shumë vende nisin një kërkim të furishëm për furnizime të reja me gaz dhe naftë për të zëvendësuar importet ruse , duke rritur kështu varësinë nga karburantet fosile.

Ai thotë se rruga përpara është ndërtimi i koalicioneve për të ndihmuar ekonomitë e mëdha në zhvillim që të largohen me shpejtësi nga karburantet fosile.

Ai theksoi rastin e Afrikës së Jugut. Gjatë COP26, disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA dhe të tjera ranë dakord për një program financimi prej 8.5 miliardë dollarësh për t'i dhënë fund varësisë së Afrikës së Jugut nga qymyri.

Guterres thotë se pjesët po bashkohen për koalicione të ngjashme në Indonezi, Vietnam dhe gjetkë.

Paratë janë një nga problemet kryesore në adresimin e çështjes së klimës dhe Guterres ka bërë thirrje për një rritje të madhe të financave për të ndihmuar vendet të përshtaten me temperaturat në rritje.

Ai thekson se për momentin, një në tre persona globalisht nuk mbulohet nga sistemet e paralajmërimit të hershëm për fatkeqësitë, në Afrikë gjashtë në dhjetë persona nuk janë të mbrojtur.

Në vitin 2022, argumenton ai, vendet më të pasura duhet të përmbushin më në fund premtimin e tyre të konsumuar për të ofruar 100 miliardë dollarë në vit për botën në zhvillim./Motilokal.com