Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, prof. Dr. Halil Ibrahimi ka njoftuar se e ka zbuluar edhe një lloj të ri të insekteve.
Lloji i ri është gjetur në bjeshkët e Jastrebcit në Serbi ndërsa është emëruar Potamophylax idliri.
Punimi për këtë zbulim është botuar në revistën shkencore Zootaxa, që është ndër revistat më të rëndësishme të publikimit të llojeve të reja për shkencën.
Profesor Ibrahimi e ka emërtuar në shqip ‘i dëlirë’ që është një emërtim i veçantë.
“Potamophylax idliri është lloji im i ri i radhës, i botuar sot në revistën shkencore Zootaxa, që është ndër revistat më të rëndësishme të publikimit të llojeve të reja për shkencën. Lloji është gjetur në bjeshkët e Jastrebcit në Serbi. Emri i llojit është formulim nga shqipja 'i dëlirë', duke iu referuar Jastrebcit si njërës ndër bjeshkët më të pastra e më të padegraduara në Ballkan. Hulumtimi i nisur në vitin 2016 me Astritin, është finalizu sot si një bashkëpunim i disa universiteteve”, ka shkruar në Facebook biologu Ibrahimi./Motilokal.com
