Kina lëshon me suksese në hapësirë satelitin me sensor nga distanca

Kina lëshon me suksese në hapësirë satelitin me sensor nga distanca

Kina ka lëshuar në hapësirë një satelit të ri me sensor nga distanca. Sateliti 'Yaogan-34 02' u lëshua nga qendra satelitore 'Jiuquan' në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.

Për bartjen e satelitit u kujdes raketa e prodhimit vendor 'Long March-4C', e cila u lëshua rreth orës 15:09 sipas kohës lokale, duke hyrë në orbitën e saj të planifikuar.

"Sateliti optik me sensor nga distanca do të përdoret për të vëzhguar planifikimin urban, konfirmimin e të drejtave të tokës, vlerësimin e rendimentit të të korrave, si dhe parandalimin dhe reduktimin e fatkeqësive", raportoi transmetuesi publik kinez CGTN.

Nga ana tjetër, rregullatorët kinezë të hapësirës kibernetike sot deklaruan se mbi 22 milionë pjesë "të informacioneve të paligjshme dhe 2.160 aplikacione dhe mini-programe të paligjshme u hoqën vitin e kaluar".

Ata shtuan se në vitin 2021 janë mbyllur "1.34 miliardë llogari të paligjshme dhe mbi 3.200 faqe interneti në fushatën e pastrimit të hapësirës kibernetike"./AA//Motilokal.com