Shkurti i vitit 2022, i shtati më i ngrohtë në histori

Shkurti i vitit 2022, i shtati më i ngrohtë në histori

Edhe viti 2022 nis me temperatura të ngrohta, duke regjistruar muajin shkurt të shtatin më të ngrohtë në rekordin e klimës.

Muaji i kaluar gjithashtu përfundoi një sezon jashtëzakonisht të ngrohtë dhjetor-shkurt për planetin, sipas shkencëtarëve nga Qendrat Kombëtare për Informacionin Mjedisor (NOAA).

Temperatura globale e tokës dhe e sipërfaqes së oqeanit në shkurt ishte 0.81 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të, duke u renditur si shkurti i shtatë më i ngrohtë në rekordin e klimës.

Azia, Evropa dhe Amerika e Jugut panë temperatura mesatare që u renditën ndër tetë shkurtët e tyre më të ngrohtë në rekord. Amerika e Veriut ishte i vetmi kontinent që kishte një temperaturë nën mesataren e shkurtit.

Duke parë sezonin tre mujor, temperatura e sipërfaqes globale ishte 0.84 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 12.1 gradë Celsius, duke u lidhur me vitin 2015 si periudha e pestë më e ngrohtë në botë.

Dhjetori deri në shkurt ishte gjithashtu dimri i gjashtë më i ngrohtë meteorologjik i Hemisferës Veriore dhe vera e shtatë më e ngrohtë meteorologjike e Hemisferës Jugore./Motilokal.com