Moti sot në Maqedoninë e Veriut i ndryshueshëm dhe me vranësira

Moti sot në Maqedoninë e Veriut i ndryshueshëm dhe me vranësira

Moti sot në Maqedoninë Veriore do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të jetë mot i ndryshueshëm, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat do të lëvizin prej 25 deri 27 °C. Të martën do të mbajë mot pjesërisht me re, ku temperaturat do të lëvizin prej 21 deri në 30 °C. Ngjashëm do të jetë edhe dita e mërkurë. Nga e enjtja priten të rriten temperaturat, ku termometri do të regjistrojë deri në 36 °C. /Motilokal/