Vlerësohet se gjithsej 47 njerëz janë bllokuar në Ishullin e Bardhë, të pabanuar, në kohën e shpërthimit të vullkanit të një dite më parë.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se nuk ka shenja jete në ishullin e Bardhë ku ndodhi shpërthimi i vullkanit.
Supozohet se kanë vdekur, pesë turistë dhe njëmbëdhjetë janë ende të zhdukur në ishull.
Vullkani shpërtheu të hënën ndërsa turistët po vizitonin ishullin.
Ajo ka thënë se turistët duhet të lejohen të vizitojnë Ishullin e Bardhë, megjithëse sizmologët paralajmëruan për rrezikun e një shpërthimi të vullkanit muajin e kaluar
“Tani është e qartë se kishte dy grupe në ishull – ato që mund të evakuoheshin dhe ato afër shpërthimit”, tha Ardern.
Kryeministrja Ardern tha se shkalla e kësaj tragjedie është katastrofike.
Agjencitë raportojnë se turistët nga Australia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Malajzia dhe Zelanda e Re janë ndër viktimat. /Motilokal.com
