Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha sot në Shqipëri

Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha sot në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme Shqipëria pritet të ketë një përmirësim të kushteve meteorologjike, por mbetet ftohtë. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në jug të vendit përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen me reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 1 deri në 10 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të ftohtë, pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite i kthjellët. Në zonat malore reshje të lehta bore. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 9 °C./Motilokal.com