Trafiku në autostradën “Interstate 25” u ndalua për orë të tëra në Denever, Kolorado të SHBA-ve pasi rruga e mbuluar me borë solli të paktën sy aksidente të shumëfishta ku u përfshinë të paktën se 50 automjete.
Kushtet dimërore e bënin gjendjen më të vështirë dhe qarkullimi u bllokua prej numrit të madh të automjeteve.
Policia e Denver tha se po hetonin një përplasje të shumëfishtë rreth orës lokale 16.00, ku sipas zjarrfikësve ishin përfshirë rreth 50 automjete.
Nuk raportohej për plagosje të rënda.
Disa orë më herët një tjetër përplasje e shumëfishtë kishte ndodhur në anën jugore të po kësaj autostrade me të paktën 20 automjete të përfshira.
Siç njofton The Sun pesë njerëz janë lënduar në këtë aksident, të cilët nuk ishin në rrezik për jetën./Motilokal.com
