KRU ‘Prishtina’ njofton për gjendjen e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

KRU ‘Prishtina’ njofton për gjendjen e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është  632.51 metra mbi nivelin e detit ose -2.49 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është  643.43 metra mbi nivelin e detit ose -6.42 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

“Uji është i pazëvendësueshëm”, thotë KRU “Prishtina”./Motilokal.com