Rikthehet acari polar në Kosovë

Rikthehet acari polar në Kosovë

Acari polar nga verilindja e kontinentit, pritet të shtrihet mbi Kosovë, ku do të kemi mot shumë të ftohtë gjatë kësaj jave.

Moti sot pritet të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta bore e shiu. Në zonat malore borë. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 4 °C.

Dita e martë do të mbajë me mot të ftohtë, kryesisht me vranësira dhe reshje të lehta bore. Temperaturat do të luhatën prej -2 deri në 1 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot shumë i ftohtë me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga -4 deri në 1 °C./Motilokal.com