Sony dhe Honda do të bashkëpunojnë për prodhimin e automjeteve elektrike

Sony dhe Honda do të bashkëpunojnë për prodhimin e automjeteve elektrike

Kompanitë japoneze Sony dhe Honda, vendosën të bashkëpunojnë për automjetet elektrike.

Në deklaratën e përbashkët nga Sony dhe Honda bëhet e ditur se këtë vit ata do të themelojnë një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin dhe shitjen e automjeteve elektrike.

Sony Corp's Vision-S Prototype vehicle is displayed at its headquarters in Tokyo

Më tej bëhet e ditur se modeli i parë pritet të dalë në treg në vitin 2025, duke theksuar se Honda do të jetë përgjegjëse për prodhimin e automjeteve elektrike dhe Sony do të zhvillojë platformën e lëvizshmërisë së këtyre automjeteve.

Sony Corp's Vision-S Prototype vehicle is displayed at its headquarters in Tokyo

"Me sipërmarrjen e përbashkët, ne duam të udhëheqim evolucionin e lëvizshmërisë duke kombinuar teknologjinë dhe përvojën tonë me përvojën e gjatë të Honda-s në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve", tha drejtori ekzekutiv i Sony-t, Kenichiro Yoshida, transmeton Anadolu Agency.

Sony Corp's Vision-S Prototype vehicle is displayed at its headquarters in Tokyo

Derisa prodhues tjerë japonezë si Honda janë gjithashtu nën presion për të zhvilluar automjete me emetim zero. Me vendimin e marrë, Honda dhe Sony kanë zbuluar qëllimet e tyre për t'u bërë faktorë të rëndësishëm në tregun e automjeteve./Motilokal.com