Çfarë surpriza ka përgatitur moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Çfarë surpriza ka përgatitur moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje shiu, ndërsa në pjesët malore reshjet e shiut do të jenë në formë të borës. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 5 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të vranët e reshje bore. Temperaturat pritet të lëvizin prej 0 deri në 1 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira e reshje të dobëta bore. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 1 °C./Motilokal.com