Sot diell e vranët, në fundjavë reshje shiu dhe bore

Sot diell e vranët, në fundjavë reshje shiu dhe bore

Situata meteorologjike sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa në fundjavë me reshje shiu e bore.

Sot do të mbajë mot i kthjellët e me diell dhe vranësira, në mbrëmje vonë mundësi për fjolla bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht të vranët, reshje shiu dhe bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 4 °C.

E diela do të mbajë me mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu e bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 2 °C./Motilokal.com