"Ne jemi në një vijë, midis Afrikës dhe Evropës që po afrohen. Në veçanti, Kalabria qëndron në detin e lashtë të quajtur Thetis. Është një nga pjesët më të vjetra dhe për rrjedhojë më të rënda të oqeanit, dhe po fundoset, duke lëshuar energjinë e saj”, u shpreh profesori italian Antonio Moretti.
Profesori Antonio Moretti shpjegon se çfarë po ndodh në nivelin sizmotektonik në zonën e Ballkanit me pasoja të dukshme në vendin tonë. Moretti, profesor i gjeologjisë në Universitetin L’Aquila është nisur për në Shqipëri ku do të analizojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti të 26 nëntorit.
"Deti Jon, Kalabria edhe Apeninet Italiane, po afrohen drejt Adriatikut për shkak të shtyrjes nga Afrika. Është e njëjta gjë që i ndodh Lindjes, kështu që deti ulet në mënyrë të theksuar, lëshon energji në mantel, duke ngrohur shkëmbinjtë që ngrihen në formën e magmës”. Është një zonë që merr presione nga shumë anë, jo vetëm nga Deti i Zi”, theksoi Moretti.
Profesor Moretti tha se duke parë hartën sizmike të Mesdheut ne shohim se Italia është sizmike, por ne nuk jemi më të rrezikuarat.
“Nga ky këndvështrim, Turqia, harku helen dhe zona që kufizon Detin e Vdekur janë më kritike, sepse ato janë në një vijë pllakave që ndan dy kontinente të ndryshme, përkatësisht bllokun aziatiko-evropian nga njëra anë dhe gadishullin Arabik së bashku me Afrikën në anën tjetër. Kjo është çarja e dytë në botë pas asaj të San Andreas në Kaliforni, që ka shkaktuar tërmete me përmasa gjigante”, shpjegoi Moretti.
"Pasojat e aktivitetit sizmik në atë zonë janë konkrete në të gjithë Evropën dhe në anën afrikane," thotë eksperti. "Ne duhet të mësojmë të jetojmë me tërmete, duke u përpjekur të sigurohemi që ata të mos na i rrëzojnë më shtëpitë", përfundon Moretti, i cili gjithmonë ka paralajmëruar për rreziqet dhe injorimit të rreziqeve nga administratorët dhe qeveritarët. Gjeologu, duke u nisur për në Shqipëri, do të vazhdojë të analizojë në mënyrë të veçantë mënyrën e shembjes së shtëpive, sepse është treguesi i parë se si lëviznin themelet dhe për të kuptuar se cilat është origjina e vërtetë e një tërmeti. /Motilokal.com
