Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në disa zona të Shqipërisë

Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në disa zona të Shqipërisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për gjendjen e rrugëve në vend të krijuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës.

ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha rrugët ndërkohë që në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Njoftimi i ARRSH-së:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./Motilokal.com

May be an image of snow

May be an image of road, snow and nature

May be an image of sky, nature, road, snow and tree

May be an image of road, snow and nature

May be an image of road, snow, nature, tree and sky

May be an image of tree, snow, road, sky and nature

May be an image of road, snow, nature, tree and sky