Mot i vranët e me reshje të dobëta bore gjatë kësaj jave në Kosovë

Mot i vranët e me reshje të dobëta bore gjatë kësaj jave në Kosovë

Dita e fundit e muajit shkurt në Kosovë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 4 °C.

Dita e martë do të mbajë me mot të ftohtë dhe kryesisht me vranësira. Vende-vende dhe përreth viseve malore kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat do të luhatën prej -3 deri në 3 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i ftohtë me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 3 °C./Motilokal.com