Pse bora në Antarktidë bëhet e zezë?

Pse bora në Antarktidë bëhet e zezë?

Pse peizazhi i bardhë në tokën e akullt të Antarktidës po errësohet ngadalë?

Kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen studiuesit e Universitetit të Santiagos në Kili, të cilët kanë vënë re se bora rreth zonave turistike të Polit të Jugut po bëhet gjithnjë e më e errët.

Shpjegimi më i zakonshëm i këtij fenomeni ka të bëjë me aktivitetin njerëzor, dhe në veçanti të ashtuquajturën ndotje me karbon të zi, që vjen nga udhëtimet turistike dhe shkencore në Antarktidë.

E zeza e karbonit në fillim e bën borën më të errët, e cila më vonë shkrihet.

Dhe nëse po pyesni se si është e mundur të keni turistë në Antarktidë, atëherë duhet të keni parasysh se nga tetori 2019 deri në prill 2020 kontinenti i ngrirë është vizituar nga më shumë se 74,000 udhëtarë.

Shumica e tyre mbërritën me anije turistike, ndërsa më pak se 1% preferuan avionin.

Sipas shkencëtarëve, çdo vizitor kontribuon në humbjen e 83 tonëve borë. Vetëm gjatë verës, Antarktida humbet gjithsej 23 milimetra borë çdo vit.

Kjo është për shkak të karbonit të zi, i cili prodhohet nga automjetet, helikopterët, avionët, kamionët dhe gjeneratorët që njerëzit përdorin gjatë qëndrimit të tyre.

Por nuk është vetëm turizmi, pasi gjurma e zezë e karbonit të shkencëtarëve që punojnë në këtë zonë është edhe deri në 10 herë më e madhe.

Ka gjithsej 76 stacione kërkimore aktive në rajonin e Antarktikut, të cilat mund të strehojnë 5500 njerëz çdo verë.

Vlen të theksohet se karboni i zi është një përzierje e gazrave dhe emetimeve, e cila vjen nga karburantet fosile, biokarburantet dhe mbetjet e biomasës.

Konsiderohet si faktori i dytë më rëndues për ndryshimet klimatike, pas emetimeve të dioksidit të karbonit./Motilokal.com