Michelin ka punuar me General Motors për të zhvilluar goma pa ajër që do t’i shiten për veturat elektrike të gjeneratës së ardhshme Chevrolet Bolt, që pritet të del në shitje brenda pak vitesh thanë nga Michelin.
Kjo mund të shënojë rënien e traditës mbi 130 vjeçare të gomave, por edhe fundin e një prej aspekteve më të bezdisshme të pronësisë së veturave: mbajtjen e ajrit në goma.
"Ne duam të sjellim gjeneratën e ardhshme të Chevrolet Bolt me goma pa ajër", tha Alexis Garcin, president i Michelin në Amerikën e Veriut në një intervistë për CNN Business, "dhe kjo do të ndodhë tani në tre deri në pesë vitet e ardhshme".
Zyrtarët thonë se gomat pa ajër kanë disa përparësi, si për shembull askush nuk do të shqetësohet më për çarjen apo shfryrjen e tyre. Strategjia e re e Michelin është tepër ironike, pasi simboli i saj, i famshëm në të gjithë botën, është pikërisht “njeriu Michelin” i krijuar me goma të fryra me ajër.
Nëse Michelin ia del në këtë nismë, do të shënojë një epokë të re të përdorimit të gomave të makinave, pas 130 vitesh që njerëzit përpiqen të shmangin një prej problemeve më të mërzitshme, mbajtjen e gomave me ajër. Kompania Michelin fitoi famë të madhe në fund të viteve 1800, kur, pas rritjes së përdorimit të gomave me ajër për biçikleta, zhvilloi goma me ajër për automjete./Motilokal.com
