Në Shqipëri fillimi i javës parashikohet me mot kryesisht të vranët intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme dhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 13 °C.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e martë. Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore mbi 300 metra dhe ato kodrinore mbi 600 metra parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht mesatar. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 12 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 14 °C./Motilokal.com
