E frikshme, peshkaqeni copëton zhytësin në plazhin e Sidneit

E frikshme, peshkaqeni copëton zhytësin në plazhin e Sidneit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një zhytës është sulmuar dhe disa pjesë të trupit të tij janë ngrënë nga një peshkaqen i bardhë  4.5 metra i gjatë. Mediat e huaja bëjnë me dije se skena e frikshme ka ndodhur para peshkatarëve të cilët u bënë dhe dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë.

Ekipet e shpëtimit vrapuan në Buken Point në afërsi të plazhit Little Bay të Sidnei, pasi morën telefonatën për një sulm të peshkaqenit. Në videon rrëqethëse nga vendi i ngjarjes që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihen peshkatarët duke vëzhguar notuesin që sulmohet nga peshkaqeni.

Emergency services launched a search for the swimmer and found human remains shortly afterwards

Dëshmitarë thanë se panë peshkaqenin duke ngrënë gjymtyrët e trupit të burrit, të cilin fillimisht e ndau në dysh. Megjithatë ekipet e shpëtimit arritën t’i gjejnë disa nga gjymtyrët e tij.

Witnesses has recalled the horrifying moment the swimmer was mauled by a great white shark

“Dikë sapo e kafshoi peshkaqeni. Njerëz, është çmenduri. Është një peshkaqen i madh i bardhë. Dëgjova britma dhe kafshime, e trupi pluskonte mbi ujë. Peshkaqeni u rikthye edhe ato për t’i ngrënë dhe u zhduk”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar.

Jet skis were also used in the frantic search for swimmer before human remains were found

Sipas raportimeve të mediave ky është rasti i parë i vdekjes nga sulmi i ndonjë peshkaqeni në Sidnei që nga viti 1963./Daily Mail/Motilokal.com