Një ditë në Brezovicë [Foto]

Një ditë në Brezovicë [Foto]

Brezovica është një ndër destiancionet me të frekuentuara gjatë stinës së dimrit në Kosovë. Me një peizazh mahnitës të bardhësisë së borës që ka mbuluar çdo cep të kësaj mrekullie të Kosovës.

Në fundjavë të gjithë e kanë një mendje që ta vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm, ku mund ta shijojnë ajrin e pastër, adrenalinën me ski dhe snowboard apo një xhiro me teleferik që të mundëson me marrë pamje mahnitëse të maleve të Sharrit. Përveç këtyre mund të shijosh ushqime të ndryshme të gatimeve tradicionale apo ndonjë kafe dhe pije të ndryshme.

Vizitorët janë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare që ja mësynë qendrës më të madhe të skive në Kosovë për t’i parë bukuritë përrallore të këtij vendi të jashtëzakonshëm.

Fundjavën që lëmë pas Motilokal qëndroi në Brezovicë për të kapur pamje përrallore të kësaj mrekullie.

Në Brezovicë kishin ardhur vizitor nga vende të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë dhe nuk mungonin as turistë nga Franca, Gjermania e vende të tjera të Evropës që shijonin adrenalinën me ski.

Fëmijët ishin më të gëzuarit ata rrëshqitësin me sajat e tyre që i kishin marrë me vete apo me qira aty në resortin e skive.

Për turistët nga Shqipëria, Brezovica mbetet vendi i tyre ideal për ta kaluar një ditë apo më shumë.

Ndërsa turistët francez ishin të mahnitur me pamje e mrekullueshme të maleve të Sharrit.

Brezovica është njëra nga bukuritë më të mëdha të Kosovës, që ka një lartësi prej 2300 metra mbi nivelin e detit, gjithçka është shumë e pastër, si ajri, ashtu edhe qielli, derisa peizazhi malor është i mrekullueshëm.

Ajo është renditur si një ndër vendet më të preferuara për turistët nga trojet shqiptare por edhe nga Evropa për të kaluar fundjavat dhe pushimet dimërore.

Brezovica gjendet në komunën e Shtërpcës në Kosovë dhe njihet si vendpushimi perfekt për dimrin. Zona turistike e skive ndodhet në shpatet e Parkut Kombëtar të Sharrit në veri dhe në veriperëndim.

Ky vend është rekomanduar edhe nga faqe të ndryshme botërore, pasi është një nga qendrat më të mira për ski në Ballkan.

Brezovica ofron shtigje të shumta për ski, sistem të teleferikëve si dhe tre ski-lifta që lidhen me 16  kilometra pistë për ski. Pistat e skive janë të gjera dhe të përshtatshme për secilën kategori të skiatorëve.

Pistat ekzistuese në Brezovicë janë: “Livadhi i Madh”, që frekuentohet nga skiatorë profesionistë, fillestarë dhe fëmijë, si dhe pistat “Qafa e Shqiponjës” dhe “Qafa e Luanit”, që frekuentohen vetëm nga skiatorë profesionistë dhe adhurues të sporteve ekstreme dimërore./Motilokal.com