Java fillon me mot të ndryshueshëm në Maqedoni

Java fillon me mot të ndryshueshëm në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi jugor. Në viset malore do të ketë kushte për reshje të dëborës. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 6 °C.

Dita e martë do të mbajë me mjegull në mëngjes, ditën pjesërisht me re, mbrëmje me riga shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 1 deri në 7 °C.

E mërkura do të jetë me mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 7 °C./Motilokal.com

Foto: Hamzi Ibraimi