Albin Tahiri në top 30-she nga 89 garues në sllallom të madh

Albin Tahiri në top 30-she nga 89 garues në sllallom të madh

Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Skitari që përfaqëson Kosovën në “Pekini 2022” arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.

Ai zuri vendin e 30-të. Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.

Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.

“E urojmë Albinin për paraqitjen dhe ju kujtojmë se ai do të garojë edhe më 16 shkurt 2022, në disiplinën e sllallomit”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës./Motilokal.com