Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell sot në Kosovë

Situata meteorologjike sot dhe fundjavë parashihet të jetë me mot të ndryshueshme, kur do të kemi diell, vranësira e reshje të dobëta bore në vendet malore.

Sot do të mbajë mot me i ngrohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 12 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht me vranësira e intervale të shkurta me diell. Në viset malore mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 6 °C.

E diela do të mbajë me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 9 °C./Motilokal.com