Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës tregon për ortekun në Brezovicë dhe kërkon nga skitarët kujdes

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës tregon për ortekun në Brezovicë dhe kërkon nga skitarët kujdes

Një ortek bore ka rënë sot në qendrën e skive në Brezovicë, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.

Ndryshe sot në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se në zonën ku ka rënë orteku kanë qene katër person, por që fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës thekson se situata e sigurisë për ortekë në disa faqe malore qëndron jo stabile.

Njoftimi i plotë:

Sot me datën 10.02.2022 në qendrën skitare Brezovicë, në kodrën e "Folesë së Shqiponjave" drejtimin gjeografik lindje në koordinatat: V 42.17681,L 21.04329, pjerrësi terreni 37°~40° ka ndodhur një ortek me përmasave gjigante.

Orteku ka qenë i llojit me pllakëza, dhe thellësisë maksimale, shkëputje e thellë gjerë në sipërfaqen e tokës.

Gjerësia e ortekut të formuar është mbi 450m, dhe nënkupton një ortek me përmasa masive.

May be an image of mountain, ski slope and nature

Fatmirësisht skiatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë shtegut dhe të njëjtit kanë iniciuar lëshimin e ortekut kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.

Me marrjen e lajmit për aksidentin një ekip i Shërbimit të Kërkim - Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët kanë qëlluar shumë afër vend aksidentit janë mobilizuar pa humbur kohë dhe kanë lëvizur në operacionin e kërkim-shpëtimit në ortek.

Në vend aksident në ndihmë kanë dalë ekipi i shpëtuesve i qendrës skitare Brezovicë, vullnetarë të tjerë dhe mbi 20 ski-bjeshkatarë turistë nga Polonia, vlen të ceket se turistët ski bjeshkatarë i posedojnë të gjitha pajisjet e sigurisë në ortek.

May be an image of 1 person and nature

Me marrjen e disa informatave të para nga dëshmitarët okular se mund të gjendet ndër masën e ortekut një skiator menjëherë është filluar me kërkim të sinjalit të transmetuesit.

Por shumë shpejt vërtetohet mungesa e sinjalit dhe fillon kërkimi me 45 sonda të ortekut.

Pas një orë e gjysmë kërkim dhe mos hasje në viktimë apo elemente të dyshimta ndërprehet kërkimi.

Policia ka qenë i njoftuar me kohë për aksidentin dhe menjëherë ka filluar me procedurat e hetimit rreth informatave për ndonjë person që mund të ishte nxënë nga orteku, fatmirësisht nuk kishte më dyshime dhe është ndërprerë kërkimi.

Togu i Kërkim-Shpëtimit Malor nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka intervenuar me kërkim të zonës së ortekut.

May be an image of 4 people and outdoors

Kërkimi është realizuar me qen gjurmues për viktima dhe është verifikuar edhe njëherë se askush nuk gjendet ndër ortek.

I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për vullnetin dhe shpirtin human.

May be an image of 1 person, nature, skiing and snow

Vërejtje

Situata e sigurisë për ortekë në disa faqe malore qëndron jo stabile.

Javët e fundit me ndikimin e kushteve atmosferike janë krijuar shumë shtresa jo stabile të borës, edhe është bërë një paralajmërim enkas për gjendjen aktuale.

May be an image of 3 people, people skiing and nature

Ditëve të fundit vendi ynë është goditur nga një stuhi e borës e cila ka rënduar gjendjen dhe është krijuar një situatë më e komplikuar duke shtresuar edhe më shumë shtresa bore jo stabile.

Andaj keni shumë kujdes dhe skioni brenda shtigjeve të skive dhe respektoni rregullat për të mos skijuar jashtë shtigjeve të skive.

May be an image of 7 people, nature and people skiing

Sportistët që planifikojnë aktivitete në zona të ekspozuara nga 30°~45°duhet të kenë shumë kujdes dhe të përzgjedhin itinerare të sigurta duke i evituar këto pjerrësi.

Duhet doemos të posedojnë pajisjet e sigurisë (Transmetuesin, Sondën dhe Lopatën).

May be an image of 1 person, nature and snow

Duhet të lëvizet me shumë kujdes, sepse problemet e shtresave të borës gjatë këtij sezoni dimëror që nga fillimi i dimrit janë të favorshme për ortek (ekziston shtresimi i quajtur borë notuese) term që përdoret për llojin e borës me kristale jo kompakte që nuk ndërlidhen për shtresim stabil.

May be an image of 5 people and outdoors

Për momentin shumë faqe malore me drejtime të ndryshme gjeografike janë ndër efektin shtresimit të borës jo stabile.

Luteni të qëndroni të sigurt dhe lëvizni brenda limiteve të sigurisë tuaj dhe të tjerëve!/Motilokal.com