Madagaskar, rritet numri i të vdekurve nga cikloni Batsirai

Madagaskar, rritet numri i të vdekurve nga cikloni Batsirai

Numri i viktimave në Madagaskar për shkak të ciklonit vdekjeprurës Batsirai ka shkuar tashmë në 92, sipas njoftimit nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile.

Cikloni goditi ishullin e Oqeanit Indian të shtunën, duke shkatërruar shtëpitë dhe linjat e energjisë ndërsa goditi bregun lindor.

Një burrë punon në shtëpinë e shkatërruar të Philibert Jean Claude Razananoro, si pasojë e ciklonit Batsirai

Rreth 91,000 persona janë evakuuar pas shkatërrimit të shtëpive të tyre. Sipas autoriteteve rreh 60 persona kanë humbur jetën në rajonin Ikongo në pjesën juglindore të Madagaskarit.

Cikloni Batsirai është  stuhia e dytë katastrofike që goditi Madagaskarin në dy javë, pas ciklonit Ana, i cili shkaktoi 55 viktima./Motilokal.com