Priten mbi 6 milion euro investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë

Priten mbi 6 milion euro investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovë është miratuar propozimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për negocimin e marrëveshjes financiare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Sipas njoftimit të qeverisë, kjo marrëveshje do t’i siguronte Kosovës 6,315 000 (gjashtë milionë e treqind e pesëmbëdhjetë mijë) euro që do të dedikohen për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë në vendin tonë./Motilokal.com