766 mijë ton bishta cigaresh hidhen çdo vit në botë

766 mijë ton bishta cigaresh hidhen çdo vit në botë

Bishtat e cigareve janë mbetjet më të hedhura në botë, duke përfaqësuar mbi 766,000 ton mbetje toksike çdo vit, me ndikime serioze për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

Ankesa vjen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), i cili, së bashku me Sekretariatin e Konventës në Kuadër të OBSH-së për Luftën kundër Duhanit, kanë nisur një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar veprime për të luftuar mikroplastikën që gjenden në filtrat e cigareve.

Çdo vit, industria e duhanit prodhon miliarda cigare të cilat konsumohen nga duhanpirësit në mbarë botën.

Këto cigare përmbajnë filtra të përbërë kryesisht nga mikroplastika të quajtura fibra acetate celuloze. Nëse nuk hidhen siç duhet, bishtat e cigareve shpërbëhen nga faktorë të tillë si rrezet e diellit dhe lagështia, që çlirojnë mikroplastikë, metale të rënda dhe shumë kimikate të tjera, duke ndikuar në shëndet dhe ekosistem./Motilokal.com