Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës një mrekulli që duhet ta vizitoni edhe në dimër

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës një mrekulli që duhet ta vizitoni edhe në dimër

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës është një mrekulli më vete, me një peizazh të veçantë.

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës, është një vend piktoresk ku nuk mungojnë pemët e larta, ajri, bukuria dhe freskia e natyrës. Një vend jo shumë i eksploruar, por tani në dimër, padyshim ngelet një destinacion që nuk duhet humbur.

Është një perlë malore e ndodhur shumë afër Tiranës dhe 25 kilometër në lindje të Krujës. Tani është koha ideale për ta vizituar këtë mrekulli dhe të largoheni nga qyteti për t’u shijuar bardhësinë e borës.

Mjedisi pyjor kompleks me tërë kënaqësinë që të ofron, uji i freskët e kurativ i burimeve, pamjet e peizazheve, shërbimi, ushqimet bio dhe gatimet tradicionale të zonës, janë pikat kryesore dhe më të rëndësishmet që ju ofron kjo zonë pasi aty do ngeleni mjaft të kënaqur dhe do doni ta vizitoni sërish./Motilokal.com

May be an image of road, snow, tree and nature

May be an image of nature, road, tree and snow

May be an image of nature, snow, tree and road

May be an image of nature, tree and snow