Sot mot me diell e vranësira në Kosovë, priten edhe reshje të dobëta bore

Sot mot me diell e vranësira në Kosovë, priten edhe reshje të dobëta bore

Moti sot në Kosovë do të jetë i ftohtë, pothuajse i kthjellët përgjatë paradites, pasdite pjesërisht me re. Ndërsa në mbrëmje mundësi për reshje bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -6 deri në 1 °C, në zonat malore -9 deri në 0 °C.

Dita enjte pritet të mbajë mot të ftohtë dhe pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga -1 deri në 1 °C, ndërsa në zonat malore -4 deri në -3 °C. /Motilokal.com