Një rrufe rekord e regjistruar në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpërndarë 768 kilometra përmes qiellit, duke thyer rekordin si rrufeja më e gjatë në botë dhe një tjetër që zgjati më shumë se 17 sekonda, njoftoi Organizata Botërore e Meteorologjisë.
E përhapur nga Misisippi dhe Luisiana në Teksas më 29 prill 2020, rrufeja ka mbuluar një distancë (në shtirje horizontale) të njëjtë sa ajo mes Londrës dhe Hamburgut.
Ky rekord është 60 kilometër më i gjatë se sa rekordi pararendës prej 709 kilometrash i regjistruar në jug të Brazilit në 31 tetor 2018.
“Këto janë rekorde të jashtëzakonshme nga një shkreptimë e vetme”, tha profesor Randall Cerveny, i cili verifikon rekordet globale të motot për njoftoi Organizatën Botërore të Meteorologjisë
"Rrufeja është një rrezik i madh që merr shumë jetë çdo vit," tha në deklaratë shefi i OBM-së, Petteri Taalas.
"Gjetjet nxjerrin në pah shqetësime të rëndësishme të sigurisë publike nga rrufetë për retë e elektrizuara ku ndezjet mund të përshkojnë distanca jashtëzakonisht të mëdha."
OBM vuri në dukje se të vetmet vende të sigurta për rrufe janë ndërtesat e mëdha me instalime elektrike dhe hidraulike, ose automjete plotësisht të mbyllura, me majë metalike.
Në vitin 1975, në Zimbabve, 21 persona mbetën të vrarë nga një rrufe e vetme.
Ndërsa 469 njerëz vdiqën në Dronka të Egjiptit nga goditja e rrufesë më 1994./Motilokal.com
