Policia e Kosovë apel shoferëve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

Policia e Kosovë apel shoferëve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

Kosova sot e zgjuar me reshje të borës, duke shkaktuar edhe aksidente në rrugë. Përmes një komunikate Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që drejtimin dhe shpejtësinë ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut si dhe të jenë shumë vigjilent.

Njoftimi i plotë:

Referuar reshjeve të borës, mundësisë së paraqitjes së ngricave nëpër rrugë si dhe aksidenteve të ndodhura pas fillimit të reshjeve, ku po krijohen vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve. Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

Policia e Kosovës me njësitë e sajë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./Motilokal.com