Rikthehen reshjet e borës, kjo është situata e rrugëve në Shqipëri

Rikthehen reshjet e borës, kjo është situata e rrugëve në Shqipëri

Veriu, verilindja dhe juglindja e vendit janë nën reshjet e dëborës prej orëve të para të ditës së sotme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Sipas ARRSH-së reshje dëbore ka pasur në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Më tej ARRSH njofton se kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në komunikatën e ARRSH-së./Motilokal.com

May be an image of snow

May be an image of 1 person and snow

May be an image of snow and road

May be an image of snow

May be an image of road and snow

May be an image of nature, road and snow

May be an image of 1 person, snow and road

May be an image of snow, sky, road and street

May be an image of snow and road