Aeroplanët e NASA-s fluturojnë në stuhi bore për t'i studiuar ato

Aeroplanët e NASA-s fluturojnë në stuhi bore për t'i studiuar ato

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) është e njohur për qasjen e saj kreative kur bëhet fjalë për aeroplanët, ndër ta janë edhe ata që i dërgon drejtpërdrejt në stuhitë e borës.

Këta janë avionë të përdorur nga NASA për të mbledhur të dhënat e motit dhe kjo punë po bëhet si pjesë e misionit IMPACTS në qendrën e saj Goddart në Maryland.

Disa ndoshta do të pyesin veten pse NASA nuk përdor satelitë në vend të avionëve, duke eliminuar kështu rrezikun për pilotët, por përgjigja është e qartë. Satelitët që ndjekin motin ekzistojnë tashmë në orbitë, por ata nuk mund të mbledhin të dhëna për grimcat ose fjollat e borës, si dhe informacione se ku ato formohen në re.

Prandaj, misioni IMPACT përdor dy avionë të pajisur me instrumente shkencore dhe i pari është ER-2, i cili përmban instrumente të ngjashme me ato që janë pjesë e satelitit, por me rezolucion më të lartë hapësinor, me aftësi shtesë matëse. Ky avion synon të sigurojë një “pamje nga lart” të stuhive, pra mbi retë.

Avioni tjetër është një P-3 Orion me sonda të varura nga krahët e tij. Këto sonda matin madhësinë, formën dhe shpërndarjen e grimcave të reshjeve dhe i lejojnë shkencëtarët të vlerësojnë madhësinë dhe formën e grimcave të borës në re, si dhe temperaturën, avujt e ujit dhe kushtet e tjera në të cilat ato formohen.

NASA po investon shumë në avionë të ngjashëm, por këto investime po japin rezultat. Stuhitë e borës janë një fenomen i komplikuar i motit dhe kërkime të thella, nevojiten shumë mjete shkencore për të kuptuar realisht këto stuhi dhe për të parashikuar më mirë ardhjen e tyre, por edhe për të vlerësuar dëmet që ato shpesh shkaktojnë./Motilokal.com