Të paktën 18 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil

Të paktën 18 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur lanë të vdekur të paktën 18 njerëz në shtetin më të madh të Brazilit të dielën, thanë autoritetet.

Tre persona nga e njëjta familje vdiqën kur një rrëshqitje dheu shkatërroi shtëpinë e tyre në qytetin Embu das Artes, sipas qeverisë komunale, ndërsa katër persona të tjerë u shpëtuan nga zjarrfikësit.

Zjarrfikësit dhe banorët kërkojnë për viktima pranë shtëpive të shkatërruara nga një rrëshqitje dheu në Franco da Rocha

Katër fëmijë vdiqën në Francisco Morato, tha guvernatori i shtetit Sao Paulo, Joao Doria, dhe qeveria e shtetit tha se katër persona të tjerë vdiqën në Franco da Rocha. Vdekje u raportuan gjithashtu në Ribeirão Preto dhe Jaú.

Tri nga vdekjet ishin nga përmbytjet, tha departamenti i zjarrfikësve të shtetit.

Image

Guvernatori Doria përdori një helikopter për të vëzhguar zonat e dëmtuara të dielën dhe njoftoi ekuivalentin e 2.8 milion dollarëve ndihmë financiare për qytetet e prekura.

Lumenjtë e tej mbushur detyruan 500.000 familje të largohen nga shtëpitë e tyre, tha qeveria e shtetit të Sao Paulos. Disa rrugë dhe autostrada janë bllokuar.

Që nga dhjetori, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Brazilin verilindor, dhe kanë detyruar për një kohë të shkurtër pezullimin e operacioneve minerare në shtetin Minas Gerais./AP/Motilokal.com