Vështirësi qarkullimi të automjeteve pas reshjeve të borës në Korçë

Vështirësi qarkullimi të automjeteve pas reshjeve të borës në Korçë

Reshjet intensive të borës që nisën gjatë mbrëmjes të së premtes kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve në rrugët nacionale.

Akset nacionale që lidhin Korçën me zona të tjera të qarkut janë të hapura, por gjatë mëngjesit mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore. Më problematike situata ka qenë gjatë orëve të para të mëngjesit lëvizja në aksin Korçë-Ersekë-Leskovik ku në disa segmente lëvizja e mjeteve bëhej vetëm me zinxhirë.

May be an image of outdoors

Akset drejt zonave turistike të Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë. Trashësia e borës varion nga 15 centimetra në zonat urbane deri në 35 centimetra në zonat malore. Temperatura minimale gjatë natës ka shënuar vlerën – 4 gradë Celsius./Motilokal.com

May be an image of snow and road